Prangosen dy persona në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të granteve ndërkombëtare
Foto: Laura Hasani

Prangosen dy persona në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të granteve ndërkombëtare

Kronika November 11, 2026 - 15:44

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar për keqpërdorim të granteve ndërkomëbetare

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se të dyshuarit H.L., dhe T.M., në cilësi të drejtorit të një kompanie, gjegjësisht tjetri si menaxher i saj, dyshohen që kanë pranuar dy  grante në vlerë prej  575,736.00 €.

“Granti  i parë është fituar në vlerë prej 293,500.00 €. Dyshohet  që nga shuma e përgjithshme  e këtij garanti janë keqpërdorur 23,000.00 € duke paraqitur raportim të rrejshëm se linjat  e shpenzimeve për blerjen e makinerive, janë realizuar në tërësi.Granti i dytë  është fituar në vlerë prej 282,236.00€, nga kjo shumë janë keqpërdorur 39,902.00€ duke paraqitur raportim të rrejshëm se linjat  e shpenzimeve për blerjen e makinerive, janë realizuar në tërësi”, thuhet në njofitmin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditr se të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve të tyre mbrojtës dhe më pas, me urdhër të prokurorit të rastit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Zëri