Kapet një person në pikën kufitare në Kullë, ishte në kërkim nga Interpoli
Kronika
November 08, 2026 - 11:43
Një person është arrestuar në pikën kufitare në Kullë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.
Sipas raportit të Policisë, arrestimi është kryer të shtunën, rreth orës 18:30.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.