Policia sekuestron një armë zjarri në Shtime
Foto: Policia e Kosovës

Policia sekuestron një armë zjarri në Shtime

Kronika November 07, 2026 - 17:15

Gjatë ditës së sotme i dyshuari, A.I ( 30 vjeç) gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes, ka përdorur armën e zjarrit, duke shtënë disa herë në ajër.

Sipas njoftimit të PK-së, bëhet fjalë për një pistoletë, për të cilën i dyshuari posedonte leje valide për mbajtje.

'Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: arma e zjarrit me karikator dhe 30 fishekë, si dhe tri gëzhoja.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt hetimore', thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri