Arrestohet personi që goditi me veturë një person tjetër në Drenas
Një person është arrestuar nga Policia për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, pasi dyshohet se me veturë të tij e ka goditur një person tjetër në Drenas, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, si pasojë e goditjes nga vetura, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare (QKUK), i cili më pas është liruar për në shtëpi.
Siç bën të ditur Policia, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Lëndim i rëndë trupor
Gllogoc, 03.11.2026 - 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të trajtimit mjekësor në QKUK është liruar. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri