Vrasja e dyfishtë në Gjilan, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Kronika November 02, 2026 - 15:30

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar masën e caktimit të paraburgimit për të dyshuarin B.D. lidhur me vrasjen e dyfishtë në Demiraj të Gjilanit.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria bën të ditur se më “01.11.2026, rreth orës 9:00 të mëngjesit, nga Policia në Gjilan është njoftuar prokurori i Shtetit se në fshatin Demiraj, komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast ‘Vrasje e rëndë’, ku viktimë janë A.D. (27 vjeç) dhe D.D. (foshnjë 3-muajshe), ku i dyshuari B.D., babai i viktimës A.D., është ndaluar për 48 orë”.

“Brenda afateve ligjore, konform Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, më datë 02 nëntor 2026, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ndaj të pandehurit me inicialet B.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale 'Vrasje e rëndë', nga Neni 173 i Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, njofton opinionin publik se me datën 01.11.2026, rreth orës 9:00 të mëngjesit nga Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Demiraj, komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast 'Vrasje e rëndë', ku viktima janë A.D. (27 vjeç) dhe D.D. (foshnjë 3-muajshe), ku i dyshuari B.D., babai i viktimës A.D., është ndaluar për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet relevante policore, si dhe prokurori i Shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit.

Brenda afateve ligjore, konform Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, më datë 02 nëntor 2026, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ndaj të pandehurit me inicialet B.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Vrasje e rëndë", nga Neni 173 i Kodit Penal të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerre të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike. /Zëri