Një 27-vjeçar dhe një foshnje gjenden pa shenja jete në Gjilan, Policia jep detaje

Një 27-vjeçar dhe një foshnje gjenden pa shenja jete në Gjilan, Policia jep detaje

Kronika November 01, 2026 - 13:17

Të dielën rreth orës 08:47 në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit është gjetur pa shenja jete një burrë së bashku me një foshnjë.

Kjo u konfirmua për “Zërin” nga zëdhënësi i policisë Ismet Hashani.

“Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nag mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete”, thuhet ndër tjera.

Po ashtu, bëhet e ditur se trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimt’”, u shpreh Hashani. /Zëri