Arrestohet një shtetas i Turqisë, sulmoi zyrtarët policorë në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një shtetas i Turqisë, sulmoi zyrtarët policorë në Prishtinë

Kronika October 30, 2026 - 10:13

Është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Turqisë, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 08:10, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Stacioni policor ‘Jugu’, Prishtinë, 29.10.2026 - 08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Turqisë, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri