Tentim vrasjeje në Rahovec, një person plagoset me armë zjarri nga një i panjohur
Një person është plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur në rrugën “Vëllezërit Shabandulla” në Rahovec.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 00:35, në Rahovec, raporton Zeri.info.
“Rr. ‘Vëllezërit Shabandulla’, Rahovec, 29.10.2026 – 00:35. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor për shkak se, sipas tij, ishte plagosur me armë nga një person i panjohur. Viktima kishte pasur një plagë në kraharorin e djathtë, i cili për trajtim të mëtejmë mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe sipas mjekut gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk është gjetur ndonjë dëshmi. Për rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri