Prizrenasi gjen kuletën me 1.410 euro dhe e dorëzon në Polici
Foto: Policia e Kosovës

Prizrenasi gjen kuletën me 1.410 euro dhe e dorëzon në Polici

Kronika September 29, 2026 - 11:30

Një qytetar nga Prizreni ka gjetur një kuletë me 1.410 euro dhe dokumente personale, të cilën më pas e ka dorëzuar në Polici.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:20, në Prizren, raporton Zeri.info.

"Qytetari Selami Grki kuletën e kishte gjetur në një market, ku më pas e kishte dërguar menjëherë në stacionin policor", thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës njofton opinionin publik se më 28.09.2026, rreth orës 19:20, në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren është dorëzuar një kuletë e humbur nga një qytetar.

Kuleta ishte gjetur në një market, nga qytetari Selami Grki nga Prizreni. Ai e solli menjëherë kuletën me para dhe dokumente në stacionin policor.

Në kuletë gjendeshin 1410 euro të holla dhe dokumente personale të qytetarit. Përmes dokumenteve identifikuese, policia arriti të kontaktojë pronarin, i cili u paraqit në stacion dhe e mori kuletën dhe parat e tij. Ai shprehu falënderim për aktin e ndershëm të qytetares, si dhe për angazhimin e policisë.

Ky rast është shembull i përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet qytetarëve dhe policisë, duke dëshmuar se ndershmëria dhe solidariteti janë vlera që forcojnë besimin dhe sigurinë në komunitet.