Një person gjendet pa shenja jete në Prizren
Kronika
September 29, 2026 - 10:25
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në Prizren, raporton Zeri.info.
“Prizren / 28.09.2026 – NN. Raportohet se në banesën e tij është gjetur trupi i viktimës M/K. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri