U vetëplagos pasi u rrëzua, gjendja e të riut nga Ferizaj e rëndë
Foto: Laura Hasani

U vetëplagos pasi u rrëzua, gjendja e të riut nga Ferizaj e rëndë

Kronika September 27, 2026 - 08:51

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Ferizaj gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas Policisë, rreth orës 03:15, një person dyshohet se, derisa ishte duke ecur, është rrëzuar dhe gjatë rënies i është shkrepur arma që e kishte me vete.

Si pasojë, ai është vetëplagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

"Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Ferizajt, i plagosuri F. J., 20-vjeçar, është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejmë".

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, me të cilën dyshohet se viktima është vetëplagosur.

Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar gjithashtu edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.