Përplasen treni dhe një automjet në Pejë, një person dërgohet në spital
Kronika
September 27, 2026 - 11:24
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lutogllavë të Pejës, ku janë përfshirë një tren i udhëtarëve dhe një automjet.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Personi i lënduar, sipas ekipit mjekësor, ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka bërë të ditur Rugova.
Ndërkohë, Njësiti për Hetimin e Aksidenteve të Trafikut është duke u marrë me rastin dhe po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.