Sekuestrohen tri automjete luksoze në Vlorë, nis hetimi pasuror ndaj pronarëve

Sekuestrohen tri automjete luksoze në Vlorë, nis hetimi pasuror ndaj pronarëve

Kronika September 13, 2026 - 13:30

Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, në kuadër të masave për evidentimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari të paligjshme.

Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve, janë sekuestruar tre automjete, shkruan vizionplus.tv.

Ndërkohë, tre pronarët e automjeteve janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Gjithashtu, ndaj pronarëve ka nisur hetimi pasuror për të verifikuar burimin e pasurisë dhe mënyrën e përfitimit të saj.

Policia e Vlorës bën me dije se kontrollet dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze do të vijojnë, me qëllim identifikimin e pasurive me burim kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.