E rrahën babanë e tyre, arrestohen dy vëllezërit nga Prizreni
Foto: Laura Hasani

E rrahën babanë e tyre, arrestohen dy vëllezërit nga Prizreni

Kronika September 13, 2026 - 09:42

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj babait  të tyre.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.