Banori gjen mjete shpërthyese gjatë punimeve në pronën e tij në Viti

Banori gjen mjete shpërthyese gjatë punimeve në pronën e tij në Viti

Kronika September 13, 2026 - 09:50

Një person ka raportuar në Polici se dje gjatë punimeve në pronën e tij në Sllatinë të Ulët të Vitisë ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes.

Sakaq, njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë intervenuar dhe i kanë tërhequr mjetet e dyshuara