Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë
Kronika
September 07, 2026 - 09:17
Të dielën rreth orës 14:25 në Mitrovicë është raportuar për një person të shtrirë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri