Sulmohet seksualisht një burrë në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Sulmohet seksualisht një burrë në Prishtinë

Kronika September 07, 2026 - 09:03

Më 03.09.2026, rreth orës 21:00, në Prishtinë është raportuar se një burrë është sulmuar seksualisht nga një tjetër.

Policia njofton se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe hetimet janë duke vazhduar.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse policore për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në raport. /Zëri