Arrestohet i mituri që goditi me veturë dy këmbësorë dhe u largua nga vendi i aksidentit
Kronika
September 04, 2026 - 09:11
Një i dyshuar i mitur është arrestuar të enjten, pasi dyshohet se më 1 shtator kishte shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Banullë të Lipjanit, ku ishin goditur dy këmbësorë.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 21:51, ndërsa personi që dyshohet se drejtonte veturën ishte larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Zeri.info.
Pas hetimeve, njësia përkatëse ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, mashkull kosovar dhe të mitur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë. /Zëri