Theret me thikë një person në Viti, një i dyshuar arrestohet dhe tjetri në arrati

Theret me thikë një person në Viti, një i dyshuar arrestohet dhe tjetri në arrati

Kronika September 04, 2026 - 09:01

Një person është therur me thikë të enjten në rrugën “Adem Jashari” në Viti.

Sipas Policisë, dy meshkuj kosovarë dyshohet se kanë sulmuar me thikë një viktimë, mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, transmeton Zeri.info.

Lidhur me rastin, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati. /Zëri