Arrestohet një burrë në Lipjan, hapi profile false në emër të një gruaje
Kronika
September 02, 2026 - 09:34
Një person është arrestuar në fshatin Janjevë të Lipjanit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se ka hapur profile false në rrjete sociale në emër të një viktime femër, po ashtu shtetase kosovare.
Rasti është raportuar më 1 shtator, rreth orës 09:50.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri