Hidhet granatë në një shtëpi në Prishtinë, dëmtohen muret e dy shtëpive dhe një automjet
Kronika
August 31, 2026 - 10:07
Dy ankues meshkuj kanë raportuar se persona të panjohur ka gjuajtur një granatë në oborrin e shtëpisë së njërit prej tyre.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur dje (e diel) në orën 01:10, në Prishtinë.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e dy shtëpive dhe një automjet, teksa nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë / 30.08.2026 – 01:10. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se person-a të panjohur kanë gjuajtur një mjet të dyshuar (granatë) në oborrin e shtëpisë së njërit prej tyre. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e dy shtëpive dhe një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Zëri