Personi që dyshohet se kërcënoi Kurtin përfundon në pranga
Foto: Laura Hasani

Personi që dyshohet se kërcënoi Kurtin përfundon në pranga

Kronika September 03, 2026 - 09:52

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitet policore, në koordinim me Prokurorinë Speciale, kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin, i cili më pas është arrestuar.

Policia bëri të ditur se i dyshuari, para arrestimit, ka kanosur edhe zyrtarët policorë, transmeton Zeri.info.

“Njësitet policore në koordinim me PSRK-në, pasi kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, të njëjtin e kanë arrestuar për shkak se përmes rrjetit social ka kanosur kryeministrin. Po ashtu, i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri