Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim

Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim

Kronika August 22, 2026 - 22:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë ku një 12 vjeçare raportohet se është rrahur nga një 18 vjeçare.

Sipas një video të publikuar nga Mitropol e mitura shihet duke u sulmuar fizikisht nga një 18 vjeçare nga Prizreni.

Gazetari Urall Boshnjaku përmes një postimi në Facebook tha se është kontaktuar menjëherë nga Policia e Kosovës pas publikimit të videos.

Ai thotë se Policia e Kosovës ka kryer hetimi dhe ka shoqëruar palët e përfshira për intervistim.