Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare angleze në një apartament në Durrës, Policia jep detaje

Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare angleze në një apartament në Durrës, Policia jep detaje

Kronika October 08, 2026 - 15:18

Një 25-vjeçare angleze është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në një apartament në Durrës.

Sipas raportimeve të policisë, bëhet e ditur se është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E.S., 25 vjeçe, ku nga trupi i saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë, në apartament është gjetur edhe një fëmijë, rreth dy vjeç, fëmija i 25-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi plotë i Policisë:

Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /euronews