Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Skenderaj
Kronika
October 06, 2026 - 10:51
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, lidhur me ngjarjet e muajve maj dhe qershor të vitit 1998 në Skënderaj.
Sipas raportit policor, i dyshuari, shtetas kosovar, ishte në kërkim policor për këtë vepër penale dhe është arrestuar pas një pune hetimore, transmeton Zeri.info.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri