Kanosi dhe mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan
Foto: Laura Hasani

Kanosi dhe mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Kronika August 21, 2026 - 10:59

Një person shtetas i Serbisë është arrestuar pasi kanosi dhe mbajti pa dëshirë një grua po ashtu shtetase e Serbisë në banesën e tij.

Sipas raportit, rasti ka ndodhur me 19 gusht rreth orës 00:00 në Gjilan.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan / 19.06.2026 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kanosur duke përdorur forcë fizike ndaj viktimës femër shtetase e Serbisë, të cilën e kishte mbajtur pa dëshirë në banesën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri