Gjenden mbetje mortore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut
Kronika
August 15, 2026 - 09:55
Të premtën në fshatin Kalludër të Zubin Potokut janë gjetur mbetjet mortore të tre individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes forenzik.
Policia bën të ditur se këo mbetje dyshohet se janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
“Fsh. Kalludër, Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Me datën 14.08.2026 njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetjet eshtërore të tre (3) individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes forenzik. Mbetjet eshtërore dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në raport. /Zëri