Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin nga Istogu, dyshohet për tentim vrasjeje

Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin nga Istogu, dyshohet për tentim vrasjeje

Kronika August 11, 2026 - 14:22

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për një rast të rëndë penal të ndodhur në fshatin Orrobërdë të Istogut.

Bëhet fjalë për Vezir Hazirajn, rreth 28-vjeçar, për të cilin Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, Haziraj dyshohet se është i përfshirë në një rast të “Vrasjes në tentativë”, i cili ka ndodhur më 7 gusht 2026 në fshatin Orrobërdë të Istogut, rast për të cilin gazeta Sinjali kishte raportuar ditë më parë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari konsiderohet i armatosur.

Çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij mund ta raportojë rastin në 192 ose në numrin pa pagesë 0800 19 999, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose adresës elektronike të Policisë.