Policia në Ulqin kap tre shtetas të Kosovës, të dyshuar për vjedhje

Policia në Ulqin kap tre shtetas të Kosovës, të dyshuar për vjedhje

Kronika August 04, 2026 - 14:30

Zyrtarët policorë të Departamentit të Sigurisë në Ulqin, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara që po zhvillohen gjatë sezonit veror turistik me qëllim mbrojtjen e sigurisë personale dhe pasurore të qytetarëve dhe turistëve, si dhe luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, realizuan masën dhe veprimin e planifikuar operativo-taktik “Prita” në zonën e Plazhit të madh në Ulqin.

Qëllimi i këtij operacioni ishte zbulimi dhe parandalimi i veprave penale kundër pasurisë, si dhe identifikimi i autorëve të tyre.

Image

Me këtë rast u krye kontroll i synuar ndaj tre shtetasve të Kosovës – H.Q. (48), B.G. (50) dhe E.K. (28), të cilët, pas kontrollit, u shoqëruan në ambientet zyrtare të Departamentit të Sigurisë në Ulqin, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit të personave dhe të automjetit të udhëtarëve Audi A5 me targa polake, të cilin e përdornin të dyshuarit, u gjet një pajisje elektronike e specializuar për hapjen pa kontakt të automjeteve, e markës “Pandora”, për të cilën dyshohet se është përdorur për hapjen e paautorizuar të automjeteve.

Gjithashtu u gjetën mjete dhe pajisje të tjera të përshtatshme për kryerjen e veprave penale kundër pasurisë.

Po ashtu u gjetën 3.785 euro dhe 960 marka konvertibile (KM), për të cilat dyshohet se rrjedhin nga vjedhjet e kryera në plazhet e Ulqinit.

Image

Pas përfundimit të procedurave kriminalistike, me urdhër të prokurorit shtetëror në Prokurorinë Themelore Shtetërore në Ulqin, H.Q. dhe B.G. u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer disa vepra penale të vjedhjes së rëndë.

Zyrtarët policorë ua kthyen një pjesë të parave personave të dëmtuar, shtetas të Republikës së Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, të cilët më parë kishin raportuar se u ishin vjedhur paratë. Konkretisht, atyre iu kthyen 860 euro dhe 960 marka konvertibile (KM), për të cilat dyshohet se burojnë nga këto vepra penale.

Automjeti Audi A5 u sekuestrua përkohësisht për verifikime të mëtejshme dhe për kryerjen e ekspertizave përkatëse.