Arrestohet një 22-vjeçar në Obiliq për kanosje, i sekuestrohet një armë
Sot, hetuesit policorë të Stacionit Policor në Obiliq kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosjeje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën "Fejzullah Preniqi" në Obiliq.
Arrestimi u realizua pas reagimit të shpejtë të Sektorit të Hetimeve të Obiliqit, i cili rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Gjatë ndërhyrjes, atij iu gjet dhe sekuestrua një armë AK-47.
I dyshuari është:
Sh.P., mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë për veprat penale "Kanosje" dhe "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës".
Aktualisht, hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.