Tragjedi në Malishevë: Vdes 19-vjeçari pas aksidentit me motoçikletë
Foto: Laura Hasani

Tragjedi në Malishevë: Vdes 19-vjeçari pas aksidentit me motoçikletë

Kronika July 23, 2026 - 17:26

Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Llazicë të Malishevës.

Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se dyshohet se bëhet fjalë për një vetaksident me motoçikletë.

Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të motoçikletës.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete.Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ajo. /Zëri