Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Shqipëri ku humbën jetën dy persona

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Shqipëri ku humbën jetën dy persona

Kronika July 22, 2026 - 21:10

Janë publikuar pamjet filmike që tregojnë momentin e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë, ku humbën jetën dy persona.

Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shihet qartë momenti kur kamioni lëviz me shpejtësi të lartë dhe përplaset me një automjet.

Menjëherë pas goditjes, mjeti i tonazhit të rëndë çan barrierat mbrojtëse të mbikalimit dhe përfundon i rrëzuar në nivelin e poshtëm të rrugës.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, 28-vjeçari Roland Nuri, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën në vendngjarje dhe po analizojnë pamjet filmike për të përcaktuar me saktësi të gjitha shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Këtu mund t’i shihni pamjet e aksidentit tragjik