Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, Policia nis hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika July 21, 2026 - 09:02

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një gruaje në Prishtinë.

Sipas raportit ditor, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Siç bëhet e ditur, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), shkruan Zeri.info.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes

Prishtinë / 20.07.2026-23:15. Lidhur me rastin njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar. /Zëri