Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, lëndohen tre persona
Kronika
July 17, 2026 - 17:33
Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin që kalon nëpër fshatin Doberllukë.
Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 14:30 është raportuar një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Doberllukë. Në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje, ndërsa si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.
Ai bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /Zëri