64 aksidente trafiku dhe mbi 2500 tiketa të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit
Kronika
July 17, 2026 - 09:47
Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Sipas njoftimi, gjatë kësaj periudhe asnjë aksident me fatalitet nuk është shënuar, teksa 21 me të lënduar dhe 43 me dëme materiale.
Policia e Kosovës ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2617 gjoba trafiku.
Në anën tjetër, 11 persona janë arrestuar, kurse tetë janë në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit. /Zëri