Zhduket një e mitur në Viti
Kronika
July 17, 2026 - 08:48
Një vajzë e mitur në Viti është zhdukur.
Sipas raportit të PK-së, rasti ka ndodhur më 13 korrik në Viti, në orën 19:00, ku rasti është raportuar nga babai i saj.
Sipas tij, vajza e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Beguncë, Viti, 13.07.2026 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri