Rrahu të miturin, arrestohet një person në Mitrovicë të Jugut
Foto: Zëri / Ilustrim

Rrahu të miturin, arrestohet një person në Mitrovicë të Jugut

Kronika July 15, 2026 - 09:11

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Mitrovicë të Jugut, pasi ka sulmuar fizikisht një të mitur.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në “Rrugën UÇK” në Mitrovicë të Jugut. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull - i mitur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.