Zyrtari i një banke dërgon në Polici 782 euro para të falsifikuara, rasti po hetohet
Kronika
July 09, 2026 - 09:00
Një zyrtar i një banke në Prizren ka dërguar në stacionin policor 782 euro, të cilat sipas tij janë të falsifikuara.
“Paratë janë sekuestruar, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport. /Zëri
Raporti i plotë:
Rr. “Ekrem Rexha”, Prizren - ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, më 08.07.2026 ka sjellë në stacion 782 euro (dy kartëmonedha 200 €, tri kartëmonedha 50 €, dy kartëmonedha 20 €, një kartëmonedhë 10 €, tetëdhjetë monedha 2 €, njëzetedy monedha nga 1 €), që sipas ankuesit janë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.