Një grua në Prishtinë gjen dy mjete të pashpërthyera në bodrumin e shtëpisë
Foto: Laura Hasani

Një grua në Prishtinë gjen dy mjete të pashpërthyera në bodrumin e shtëpisë

Kronika July 09, 2026 - 08:56

Një grua ka raportuar në Polici se gjatë pastrimit të shtëpisë në bodrum ka hasur në dy mjete të pashpërthyera.

Rasti ka ndodhur të mërkurën dhe Policia bën të ditur se bëhet fjalë për dy granata dore.

“Njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet në raport. /Zëri