Zjarr në Kuzum Babanë e Vlorës, rrezikohen banesat

Zjarr në Kuzum Babanë e Vlorës, rrezikohen banesat

Kronika July 08, 2026 - 18:44

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në kodrën e Kuzum Babasë, në Vlorë, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Vlorës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Situata paraqitet shqetësuese pasi në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen banesa, si dhe Teqeja e Kuzum Babasë, një nga objektet me rëndësi fetare dhe historike në qytet./A2Cnn