Arrestohet në Mitrovicë i kërkuari me urdhëresë gjykate për disa vepra penale
Foto: Laura Hasani

Arrestohet në Mitrovicë i kërkuari me urdhëresë gjykate për disa vepra penale

Kronika July 08, 2026 - 15:14

Një person është arrestuar pasi ishte në kërkim për disa vepra penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore ai është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej katër vjetësh, raporton Zeri.info.

“Veprimet policore për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për zbatimin e vendimeve të institucioneve të drejtësisë, mbeten pjesë e përditshme e punës së Policisë në Mitrovicën e Jugut. Si rezultat i këtyre angazhimeve, gjatë ditës së sotme zyrtarët policorë kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës. Personi ishte në kërkim për disa vepra penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej katër vjetësh”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri