Për një javë në Prishtinë u sekuestruan 13 armë zjarri
Foto: Laura Hasani

Për një javë në Prishtinë u sekuestruan 13 armë zjarri

Kronika July 06, 2026 - 10:27

Zyrtarët policorë në rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar kanë marrë disa aksione të ndryshme.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 105 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 13 armë zjarri të llojeve të ndryshme, si dhe municion.

Aksionet përfshin edhe sferën e sigurisë në trafik, ku janë shqiptuar 3917 gjoba, prej të cilave 396 u evidentuan nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil. /Zëri