Ndalohet një femër në Aeroportin e Prishtinës, iu gjetën fishekë të gjuetisë
Foto: Laura Hasani

Ndalohet një femër në Aeroportin e Prishtinës, iu gjetën fishekë të gjuetisë

Kronika July 06, 2026 - 10:16

Një femër është ndaluar në Aeroportin e Prishtinës, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 13 fishekë të gjuetisë, 20 fishekë të zbrazët të gjuetisë, si dhe 245 saçme për fishekë të gjuetisë.

Rasti është raportuar më 05.07.2026, rreth orës 09:30.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë. /Zëri