Arrestohet një burrë në Prishtinë për dhunë në familje
Kronika
July 05, 2026 - 09:02
Një burrë është arrestuar në Prishtinë për dhunë në familje.
Ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, e cila ka pranuar trajtim mjekësor.
“Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, kurse viktima është kthyer në shtëpi me nënën e saj”, thuhet në raport. /Zëri