Vazhdojnë kërkimet për të moshuarin e zhdukur, operacioni shtrihet në Zllatar

Vazhdojnë kërkimet për të moshuarin e zhdukur, operacioni shtrihet në Zllatar

Kronika July 05, 2026 - 00:58

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit Xhafer Raqi janë rifilluar, pas zhdukjes së tij që nga mëngjesi i së enjtes.

Siç kanë bërë të ditur nga ekipi i kërkim-shpëtimit kërkimet po vazhdojnë edhe gjatë natës së sotme, përfshirë përdorimin e dronëve, ndërsa këtë herë operacioni është zhvendosur në një lokacion të ri, në Zllatar.

I moshuari, banor i “Bregut të Diellit”, vuan nga demenca dhe është parë për herë të fundit rreth orës 08:00 të së enjtes, raporton klankosova.

Familjarët kanë bërë thirrje për ndihmë, duke kërkuar që çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900.