Tragjedia në Liqenin e Batllavës, 25-vjeçari Lirim Ruhani varroset nesër
Kronika
July 01, 2026 - 22:59
Varrimi i Lirim Ruhanit, i cili vdiq tragjikisht në Liqenin e Batllavës do të bëhet nesër më 2 korrik në ora 17:00.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Prapashticë, rruga "Naser Hasani".
Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet sot pa dy ditë kërkimesh.
Ai dyshohet se kishte rënë në ujë nga një mjet lundrues (anije).
“Dhimbja jonë është e madhe, por kujtimi për Lirimin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes.