U arrestuan nëntë persona dhe u sekuestruan para e vetura, publikohen pamjet e operacionit
Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës, me asistimin e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka çuar në arrestimin e nëntë personave të dyshuar për disa vepra të rënda penale.
Lidhur me këtë Prokuroria ka ndarë pamje nga aksioni i zhvilluar.
“Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: · 15 mijë euro; · 5 vetura; · 5 autobote për transport të derivateve; · 2 armë zjarri; · 54 fishekë; · Pajisje elektronike; · Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin. 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja”, thuhet në komunikatë mes të tjerash.