Nesër pritet të varroset hoxha që u ther me thikë për vdekje në Dragash
Kronika
June 30, 2026 - 17:10
Një ngjarje e rëndë ka përfshirë Dragashin, mbrëmjen e së hënës dhe mëngjesin e së martës.
Mbrëmjen e së hënës, imami i fshatit Zlipotok të kësaj komune, Gazmend Tairovci humbi jetën pas goditjes me thikë, nga tashmë i dyshuari i arrestuar, Beshir Hamza.
Sipas burimeve viktima pritet të varroset nesër.
Megjithatë, orari i varrimit të tij nuk është bërë i ditur ende pasiqë trupi i të ndjerit ende ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Kurse, si i dyshuar për përfshirje në rast, është arrestuar edhe babai i të dyshuarit, pasi sipas prokurorisë, ai nuk ka ofruar ndihmë. /klankosova