Ilir Meta mbërrin në Skrapar për t’ia dhënë lamtumirën e fundit babait, shoqërohet nga policia

Ilir Meta mbërrin në Skrapar për t’ia dhënë lamtumirën e fundit babait, shoqërohet nga policia

Kronika June 02, 2026 - 12:32

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë sot burgun 313 për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, Rexhep Meta, që humbi jetën ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare.

Bëhet e ditur se ish-presidenti ka mbërritur në Skrapar, ku edhe do të zhvillohet ceremonia mortore.

Kjo është hera e parë që Meta lë qelinë që nga arrestimi i tij, ku është i shoqëruar nga disa efektivë të Policisë së Burgjeve.

Meta është lënë të dalë pa pranga në duar, teksa masat e sigurisë nuk duket të jenë tejet të rrepta, nisur edhe nga rreziku i ulët që paraqitet në këtë.  /tch