Dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër, arrestohet e më pas lirohet prizrenasi
Foto: Ilustrim

Dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër, arrestohet e më pas lirohet prizrenasi

Kronika June 02, 2026 - 10:27

Policia në Podujevë ka arrestuar një person, pasi dyshohet se kishte sulmuar seksualisht një femër.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10:25, në Podujevë, raporton Zeri.info.

“Podujevë / 01.06.2026 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri